Dy fëmijë llapjanë, Elvir Vërshevci dhe Amir Kadriu, kanë gjetur një kuletë me plot para në një rrugë të qytetit të Podujevës, raporton Kosova Post.
Të dy këta fëmijë, së bashku, kanë dorëzuar atë në Stacionin Policor të Podujevës, me qëllim që e njëjta t’i kthehet pronarit.
Vërshefci dhe Kadriu janë nxënës të shkollës fillore “Enver Maloku”.
Lajmin e ka bërë të ditur Nusret Kurtishi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në facebook.
Sipas Kurtishit, ka edhe qytetarë të tjerë llapjanë të cilët i kthejnë gjërat me vlerë, tek pronarët e tyre.