Kafja për shumëkënd është e preferuara e mëngjesit. Na jep energjinë që nuk mund ta arrijmë menjëherë pas zgjimit, por po del të jetë edhe me ndikim të mirë kundër disa sëmundjeve.
Janë bërë të paktën 19 studime për rolin që mund të luajë kafja në sëmundjen e Parkinsonit dhe në përgjithësi, ku konsumimi i saj ul gati një të tretën e rrezikut nga prekja.
Ashtu si frutat e pyllit, edhe kafeina ka veti mbrojtëse ndaj qelizave nervore njerëzore, nga vrasja e pesticideve dhe neurotoksinave të tjera.
Por si ndikon kafja në trajtimin e parkinsonit?
Në një hulumtim, pacientëve me Parkinson iu dhanë kafeinë ekuivalente me 2 filxhanë kafe në ditë (ose përafërsisht 4 filxhanë çaji të zi ose 8 filxhanë çaji i gjelbër), dhe brenda tri javëve u vunë re përmirësimet.
Kompanitë farmaceutike janë munduar ta përshtatin kafeinën në ilaçe të reja eksperimentale, si preladenanti dhe istradefilina. Por ato nuk funksionojnë më mirë se kafja, e cila është edhe shumë më e lirë.