Si pasojë e shpërthimit të minës së vendosur nga Armenia në Kelbajar gjatë periudhës së pushtimit, 2 gazetarë azerbajxhanas humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosën.
Si pasojë e shpërthimit të minës së vendosur nga Armenia në Kelbajar gjatë periudhës së pushtimit, 2 gazetarë azerbajxhanas humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosën.
Autobusi që transportonte gazetarët azerbajxhanas, që punonin në rajonin Kelbajar, kaloi mbi minën e vendosur nga forcat armene gjatë periudhës së pushtimit.
Si pasojë e shpërthimit të minës, humbën jetën Meherrem Ibrahimov, i cili punoi si reporter në Agjencinë Shtetërore të Lajmeve të Azerbajxhanit (AZERTAC) dhe Sirac Abishov, i cili punoi si kameraman në Televizionin Shtetëror të Azerbajxhanit (AZTV), të cilët ndodheshin në autobus gjatë ngjarjes.
Në ngjarje pati edhe 3 të plagosur, 1 prej tyre punonjës i AZTV.