“Përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve ka për qëllim sigurimin e paqes së përhershme në rajon dhe për të shpëtuar sa më parë nga ngërçi pas luftës”, tha lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, transmeton Kosova Post.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, njoftoi se linjat e komunikimit ndërmjet dy Koreve do të hapen sërish në fillim të muajit tetor, shkruan AA.
Sipas lajmit të Yonhap, në një fjalim në ditën e dytë të mbledhjes së Asamblesë së Lartë Popullore të Koresë së Veriut, Kim Jong-un bëri vlerësime lidhur me marrëdhëniet me Korenë e Jugut.
Kim Jong-un tha se linjat e komunikimit të cilat do të hapen sërish në fillim të muajit tetor, janë bërë për të zhvilluar marrëdhëniet e tensionuara dhe se e ardhmja e marrëdhënieve është e lidhur me administratën e Seulit.
“Përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve ka për qëllim sigurimin e paqes së përhershme në rajon dhe për të shpëtuar sa më parë nga ngërçi pas luftës”, deklaroi Kim Jong-un i cili tha se nuk kanë për qëllim të dëmtojnë Korenë e Jugut dhe se qeveria e Seulit duhet të heqë dorë nga mendimi për dëmtim ndaj tyre dhe parandalimin e kësaj.
Po ashtu Kim Jong-un ka vlerësuar se politika armiqësore e SHBA-së ndaj tyre nuk ka ndryshuar aspak që nga ardhja në detyrë e administratës së Joe Bidenit dhe se propozimi për bisedime pa kushte është “një numër i vogël për të fshehur veprimet armiqësore (të SHBA-së)”.
Një zëdhënës nga Departamenti Amerikan i Shtetit në përgjigje ndaj Koresë së Veriut tha se “SHBA-ja nuk ka qëllim armiqësor ndaj Koresë së Veriut. Jemi të gatshëm për bisedime pa kushte me ta. Presim që të japin përgjigje pozitive ndaj thirrjes sonë”.
Marrëdhëniet ndërmjet Koreve që hynë në ngërç për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve bërthamore mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së në tetor 2020, u ndalën pasi pala koreane hodhi në erë byrotë e kontaktit.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së bëri thirrje për deklaratë zyrtare për rindërtimin e paqes në rajon dhe përfundimin e luftës së Koresë.
Ndërsa Kim Yo-jong, motra e liderit koreanoverior tha se edhe ata dëshirojnë një deklaratë zyrtare se lufta ka përfunduar por për ta bërë këtë është e nevojshme të “sigurohet fillimisht respekti reciprok dhe të braktisen paragjykimet, politikat armiqësore dhe standardet e dyfishta”.