Korrespondenti i AA-së në Gaza raportoi se avionët luftarakë izraelitë bombarduan një vend në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës dhe një tjetër në Gazën veriore, transmeton Kosova Post.
Avionët luftarakë izraelitë të dielën vonë kanë goditur dy lokacione ushtarake që u takonin grupeve të rezistencës palestineze në Gaza, shkruan AA.
Korrespondenti i AA-së në Gaza raportoi se avionët luftarakë izraelitë bombarduan një vend në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës dhe një tjetër në Gazën veriore.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk ka raportuar ndonjë viktimë deri më tani.
Herët të dielën, Izraeli vendosi të ulë zonën e peshkimit për peshkatarët palestinezë në Gaza nga 12 milje detare në 6 milje detare si përgjigje të asaj që tha se ishte nisja e “balonave me zjarr” në zonat kufitare të Izraelit me Gazën që shkaktoi zjarre në tre vende, bëri të ditur e përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth”.