Në rrugën Faik Konica në Prishtinë, pas mesnate, ka ndodhur një grabitje e armatosur, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të policisë në “Rr. Faik Konica, Prishtinë 22.10.2021 – 00:06. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve kanë hyrë dy persona njëri i armatosur dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor prej afër 600 € dhe janë larguar.”
Bëhet e ditur se njësiti policor menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu raportohet se nuk ka të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar./KosovaPost/