Dy prej katër pacientëve që pësuan djegie në qytetin e Ferizajt kanë mbërritur në Stamboll të Turqisë për trajtim të mëtejshëm, transmeton Kosova Post.
Me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është dërguar një avio-ambulancë në Kosovë, për të sjellë 4 personat për trajtim në Turqi.
Dy prej tyre mbërritën sot në mëngjes në Aeroportin Ataturk në Stamboll.
Pacientët u transferuan me ambulancë në spital. Ndërkohë avio-ambulanca u nis drejt Kosovës për të marrë dy të plagosurit të tjerë.
Trajtimi i tyre do të zhvillohet në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Bağcılar si dhe Spitalin e Qytetit Kartal Dr. Lütfi Kırdar.
Në qytetin e Ferizajt, më shumë se 40 persona u plagosën më 5 janar në shpërthimin e një bombole gazi në një restorant, nga të cilët 14 persona me djegie prej 35 deri 50 për qind u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Të lënduarit janë të moshës midis 25 dhe 45 vjeç.(AA)