Mbrëmjen e së enjtes janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur, raporton Kosova Post.
”Fsh. Cërrnicë, Gjilan, 12.08.2021 -21:00 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Gjatë kontrollit në lokalin i cili ishte pronë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) aparate të lojërave të fatit, paisje kompjuterike si dhe para të gatshme 5115 €, dhe 360 franga Zvicerane. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”./KosovaPost/