Të dënuarit në rastin e Lagjes së Trimave, Arsim Bajrami dhe Musadik Pajaziti, nuk do ta shfrytëzojnë të drejtën për fundjavën e lirë. Kështu ka vendosur drejtori i burgut të Shutkës, ndërsa bëri me dije Avokati i Popullit. Naser Ziberi njoftoi se nga drejtoria e burgut është njoftuar se nga institucionet përkatëse ka marrë përgjigje negative për këta dy të dënuar, pasi sipas tyre ekziston rreziku për arratisje.
Naser Ziberi, Avokat i Popullit
“Informata e fundit është se janë refuzuar kërkesat për shfrytëzimin e kësaj të drejte. Një kohë të gjatë, gati 2-3 muaj, Komisioni përkatës nuk ka vepruar, nën presionin e avokatit të popullit, i njëjti u detyrua që t’i shqyrtoj kërkesat e tre personave… drejtoria e burgut më ka informuar se gjoja rekomandimet e organeve përkatëse janë se për momentin ka rrezik se këto persona mund eventualisht të jepen në arrati si rezultat i dënimit të gjatë, kohës që u mbetet për ta vuajtur burgun dhe kualifikimit të veprës”, deklaroi Naser Ziberi./shenja