Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, në të cilin janë përfshirë tre persona.
Lajmin e ka bërë të ditur për lajmi.net, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30, në rrugën ‘Bulevardi i Dëshmorëve’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka shtuar se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.