Dy të mitura dyshohet se kanë hyrë në një objekt në Lipjan dhe aty kanë thyer arkën duke i vjedhur të hollat që ishin në të.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarat do të intervistohen lidhur me rastin, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Intervistimi i tyre do të bëhet në praninë e zyrtarëve për punë sociale.