Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për situatën rreth pandemisë COVID-19, transmeton KosovaPost.
Dy persona kanë humbur betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 952 raste të reja.
Brenda ditës janë shëruar 512 qytetarë ndërsa raste aktive janë 7.837.