Në kuadër të raportit 24, orësh Policia e Kosovës, ka njoftuar se të enjten se kanë vdekur dy pacientë, të cilët kanë qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, njëri nga viktimat është nga Ferizaj e tjetri nga Prishtina.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Raporti i plotë:
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR ME PASOJË VDEKJE – Ferizaj 18.06.2022-23:50. Lidhur me rastin me datë 29.06.2022 viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.
Raporti i plotë:
“HETIM I VDEKJES – Prishtinë, 28.06.2022-20:21. Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”.