Dy persona janë vrarë si pasojë e sulmeve më të fundit ruse në Zaporizhzhia dhe disa shtëpi janë shkatërruar, ka bërë me dije Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës presidenciale.
Një zyrtar i qytetit tha se ndërtesat ishin goditur në periferi të qytetit të Zaporizhzhia dhe disa raketa ruse ishin rrëzuar, shkruan Guardian.
Guvernatori i rajonit të Kievit tha se mbrojtja ajrore po funksiononte në rajon dhe u tha banorëve të qëndronin në strehimore.
Ndërkohë, një ofrues i energjisë tha se energjia ishte ndërprerë në rajonin verior të Sumy në sulmet e fundit me raketa.