Dybala mesazh ‘ngushëllimi’ BBC-së së Juventusit (Foto)

Dybala mesazh ‘ngushëllimi’ BBC-së së Juventusit (Foto)

Paulo Dybala është “zhgënjyer” që kombëtarja e Italisë u eleminua në play-off nga Suedia, duke humbur kështu edhe rastin për të luajtur në botërorin “Rusi 2018”.

Sulmuesi argjentinas i cili aktivizohet me Juventusin në Seria A, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka “ngushëlluar” përmes një fotoje bashkëlojtarët e tij tek “Zonja e vjetër”.

Në foton e publikuar, Paulo Dybala ka shkruar:

Bëra tifozllëk për ju mbrëmjen e kaluar dhe vuajta me ju. Doja t’ju takoja në Rusi, mbase edhe në finale. Jeni kampionë të mëdhenj dhe na kanë mbetur shumë gjëra për të fituar së bashku. Ju përqafoj, miq”,-është shprehur sulmuesi, duke iu referuar lojtarëve si BBC-së së Juventusit, Buffon, Barzagli dhe Chiellini.

You may also like

Njerëzit të cilët shohin vetëm zi e vetëm kritikojnë, s’i do as Zoti, mos i respektoni as ju!

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, i cili