Lionel Messi është infektuar me Covid dhe sipas të gjitha gjasave do të humbas ndeshjen e PSG-së ndaj Lyon më 9 janar në pritje për t’u rikthyer në stërvitje, përcjell KosovaPost.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është aktualisht i izoluar në Argjentinë në shoqërinë e familjes së tij, por tifozët parisien dhe ata të kombëtares Albiceleste po pyesin se kush e ka transmetuar Coronavirusin te sulmuesi i famshëm.
Duke hulumtuar në rrjetet sociale tifozët duket se kanë gjetur edhe fajtorin për këtë situate, DJ Fer Palacio. Ditët e fundit artisti ka postuar një foto në Instagram në shoqërinë e Messit gjatë një mbrëmjeje në festat e fundvitit në Argjentinë.
Fernando Palacio, megjithatë, kishte marrë pjesë më parë në Coscu Awards dhe në mesin e pjesëmarrësve ishin identifikuar raste të ndryshme të Covid nga ku dyshohet se më pas ai ka dale në foto me lojtarin duke e infektuar.
DJ argjentinas, i shënjestruar në rrjetet sociale, u mbrojt përmes historive në Instagram duke u shfajesuar e duke pohuar se ai nuk ka qenë me covid.
“Sapo u zgjova dhe mora shumë mesazhe, jam në shumë statuse në Twitter sepse Messi doli pozitiv me Covid dhe njerëzit thonë se e infektova. Disa njerëz madje më quajtën një vrases e më kanë kërcënuar”.
Fer Palacio shpjegoi gjithashtu se kishte bërë një test për të shkuar në Uruguai dhe se ishte negative teksa publikoi rezultatin në profilin e tij që vërtetonte se nuk ishte ai njeriu që e transmetoi Covidin te Messi.
Misteri se ku i infektua ylli argjentinas vijon ende.