E akuzoi se bleu këmishë prej 23 mijë dollarësh, vjen reagimi i ashpër i Ramës ndaj Berishës

E akuzoi se bleu këmishë prej 23 mijë dollarësh, vjen reagimi i ashpër i Ramës ndaj Berishës

Ja që kryeministri Rama nuk meret vetëm me komentet e qytetarëve, por edhe me statuset e Berishës.

Ky i fundit tashmë e ka kthyer në trend komentet e qytetarit dixhital, por për herë të herë kanë prekur interesat e Ramës.

Kallam deshtaku blen 23000 dollare kemisha ne nje dore ne New York!Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital….

Posted by Sali Berisha on Saturday, October 13, 2018

Pas akuzave që u bënë publike në një mesazh në faqen e ‘Facebook’-ut të Sali Berishës, vjen edhe reagimi i Ramës.

Një qytetar dixhital pohonte se Rama kishte blerë në New York këmisha me vlerë 23 mijë dollarë.

Me anë të një postimi në ‘Twitter’, Rama citon se shpifja do të shkojë në gjyq.