Ushtari britanik i zënë rob Iufte nga forcat ruse në Mariupol tha se ishte në ferr gjatë robërisë në Rusi dhe i kishte përjetuar tortura çnjerëzore.
Shaun Pinner 48 vjeç u lirua ditë më parë së bashku me 4 britanik të tjerë dhe i shpëtoi dënimit me vdekje siç ishte dënuar nga autoritetet pro-ruse në Ukrainë së bashku me një shtetas britanik tjetër. Ai ishte dërguar me aeroplan nga oiligarku rus Roman Abramovich ishte kapur rob në rrethimin e Mariupol në muajin prill.
Ai gjatë burgimit kishte mbijetuar me pak bukë të thatë dhe ujë të pistë.
“Mendoja se do të vdes. Ishte ferri në tokë. Gjashtë muajt e fundit ishin më të këqinjtë e jetës time. Nuk dua të dëgjoj më asnjë këngë të ABBA e as të ha një rriskë buke. Jam me fat që u ktheva në shtëpi” ka thë Pinner dhe shtoi se “ i urrente tashmë ata kështu që ishte me të vërtetë një torturë”.
Përveç ABBA tregoi ai, rusët mizor e kishin detyruar të dëgjonte edhe këngën Believe të këngëtares amerikane Cher në një lokacion tjetër.
Pinner e kishte përshkruar me hollësi sesi ishte torturuar me rrymë elektrike, therë me thikë dhe si i ishte nënshtruar ekzekutimeve të rreme pasi ishte dënuar me vdekje në qershor së bashku me bashkëkombësin e tij Aiden Aslin.
“E dija që situata ishte e keqe kështu që e thirra gruan time dhe i tregova. Por ajo u mbajt. Ajo më bërtiste se ishte Iuftëtar dhe se do të mbijetoja. Këto ishin fjalët e fundit që dëgjova dhe këto më mbajtën” i ka treguar ai medias angleze The Sun.
Pinner shpjegoi si i kishin zënë rob në Mariupol gjatë betejës për qytetin ukrainas.
“Ishte një tmerr i vërtetë pasi ramë në pritë të rusëve që shtinin me mortaja dhe artileri. Kishte kufoma kudo, dukej si apokalipsi. Isha i rrethuar nga separatistët rus. Më zhveshën dhe më therën me thikë në kofshë pa ndonjë arsye. Më rrahën sa mundën për 20 minuta” shtoi ai.
Ai tregoi si pastaj e kishin torturuar me rrymë elektrike.
“Ishte një tronditje e tmerrshme. E bënin çdo 40 sekonda secilën herë. Dukej se e bënin vetëm për t’u argëtuar. Pastaj erdhi një person me revole në dorë dhe e vendosi prapa kokës dhe tha ‘do të vdesësh tani!. Mendova ky ishte fundi im. Pastaj nisi të qeshë dhe tha se po tallej dhe më binte me revole kokës.”
Përpos Pinner dhe Aslin, britanikët Bylan Healy, Andrew Hill dhe John Harding u liruan poashtu pas një ujdie sekrete të organizuar nga Arabia Saudite mes Rusisë dhe Ukrainës.
Britanikët u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar të enjten e javës së kaluar.