Lidhja e re e dashurisë që Gerard Pique me 23-vjeçaren simpatike Clara Chia Marti e ka lënduar ish-bashkëshorten e tij Shakira duke e detyruar që të kërkojë ndihmën e psikologut.
Por, ditën e sotme publikimi i një videoje në rrjetet sociale nga ana e Claras, të cilën e shoqëron me këngën e Shakirës në sfond, duket se ka nervozuar së tepërmi yllin kolumbian.
Sipas mediave Shakira është tërbuar kur ka parë videon, që studentja 23 vjeçare, sipas fansave e ka bërë me tendencë për të tallur këngëtaren 45-vjeçare kolumbiane.