Vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara sociale në Kosovë.
Bëhet fjalë për atë se një numër i lypësarëve që qarkullojnë në vendin tonë janë të kontrabanduar, ose punojnë me porosi, thënë së buti.
Për këtë çështje javë më parë ishte deklaruar edhe Policia e Kosovës, duke ftuar qytetarët që mos të bien pre e personave (lexo: lypësarëve) që janë nën direktiva të dikujt tjetër.
Ky tjetri, sipas lexuesit të Nacionales është parë duke hyrë në një banesë pranë njërës prej barnatoreve të njohura në Pejë.
Identeti i tyre nuk është fshehur me qëllim, ndërsa tashmë gjithçka u kalon në dorë autoriteteve.