E fejuara kërkon ndihmë nga Trump për zhdukjen e gazetarit saudit

E fejuara kërkon ndihmë nga Trump për zhdukjen e gazetarit saudit

E fejuara e gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, publikisht ka kërkuar ndihmë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe zonja e parë, Melanie Trump, për të sqaruar rrethanat e zhdukjes së tij.

Hatice Cengiz shprehu lutjen dje vonë në “Washington Post”, gazeta ku Khashoggi shkroi para se të hynte në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor, pas së cilës ai nuk është parë përsëri.

“Kjo është shumë e vërtetë. Ai hyri në konsullatë dhe nuk asnjë provë se ai doli nga atje. Në këtë kohë unë i lutem presidentit Trump dhe zonjës së parë Melanie Trump që të ndihmojnë të hedhin dritë mbi zhdukjen e Jamalit dhe gjithashtu i bëj thirrje Arabisë Saudite, veçanërisht mbretit Salman, që të tregojnë të njëjtin nivel ndjeshmërie dhe të lëshojnë pamjet e CCTV-së nga konsullata”, theksoi Cengiz.

Duke treguar se si ajo dhe Khashoggi po planifikonin një martesë dhe se ai shkoi në konsullatë në mënyrë specifike për të rregulluar atë, Cengiz tha se nuk dyshonte se ndonjë dëm mund t’i bëhet atij në një mision diplomatik, pasi kjo do të ishte “një shkelje e ligjit ndërkombëtar për dëmtim, arrestim apo ndalim të njerëzve”.

Pasi e priti atë për tre orë jashtë ndërtesës së konsullatës dhe nuk dëgjoi asgjë, Cengiz theksoi se ajo “u frikësua dhe u shqetësua”. “U shkrova disa miqve për t’i informuar ata dhe unë pyeta për Jamalin në ndërtesën e konsullatës. Mora një përgjigje që edhe më tej ushqeu frikën time. Jamal tashmë është larguar, më thanë, ndoshta pa vërejtjen time”, shkroi ajo.

Ajo vlerësoi përpjekjet e autoriteteve turke, duke thënë se, “Unë kam qenë dëshmitar i punës së autoriteteve turke kur po monitoronin situatën nga afër. Jam e bindur në aftësitë e zyrtarëve të qeverisë turke”.

Sipas policisë turke, përderisa Khashoggi ishte brenda, 15 sauditë, duke përfshirë disa zyrtarë arritën në Stamboll në dy aeroplanë dhe hynë në konsullatë.

Prokurorët e Stambollit po hetojnë incidentin, ndërsa konsullata tha në llogarinë e saj në Twitter tha se po punonte në koordinim me autoritetet turke, transmeton aa.

Turqia të hënën shprehu shpresën për “bashkëpunim të plotë” nga Arabia Saudite në kërkim të gazetarit të humbur.

Sipas burimeve diplomatike, dje Arabia Saudite ftoi ekspertët turq dhe zyrtarët relevantë për të vizituar konsullatën.