Detektivja Miriam E. Travis doli në pension si rreshtere detektive që në vitin 1990, pas 27 vitesh shërbim, përfshirë 11 vite në Byronë e vrasjeve, transmeton Kosova Post.
87 vjeçarja e cila u gjet e vdekur brenda një frigoriferi, në garazh të shtëpisë së saj në Kaliforninë Jugore, ishte detektive në pension. Ajo kishte shërbyer në Departamentin e Sherifit të Qarkut në Los Angeles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Miriam E. Travis doli në pension si rreshtere detektive në vitin 1990 pas 27 vitesh në departament, përfshirë 11 vite në Byronë e Vrasjeve.
“Zemrat tona janë thyer nga ky lajm dhe e gjithë familja LASD mban zi për humbjen e saj”, tha sherif Alex Villanueva në një deklaratë dhënë për media.
Nuk ka asnjë të arrestuar që kur u zbulua trupi i pajetë të dielën në Riverside pasi një i afërm tjetër i kërkoi policisë të kontrollonte gruan e moshuar, njoftoi të hënën Riverside Press-Enterprise.
“Vajza dha deklarata jokonzistente për vendndodhjen e nënës së saj”, tha oficeri Javier Cabrera i Departamentit të Policisë Riverside.
Oficerët kontrolluan shtëpinë, të cilën Cabrera e përshkroi si “në rrëmujë”. Kundërmonte erë e keqe ndërsa oficerët përfundimisht zbuluan trupin në një frigorifer që funksiononte në garazh.
Shkaku i vdekjes së saj do të përcaktohet pas autopsisë.
Burri i Travis vdiq në vitin 1992, pas së cilës ajo papritmas ndryshoi bravat në shtëpi dhe ndërpreu kontaktet me familjen e saj të gjerë, tha një i afërm, Kerri Nickell nga Oklahoma.
“Ndonjëherë e ndjeja sikur ishte gjyshja ime dhe më pas nuk dëgjuam më prej saj”, tha Nikel për Press-Enterprise. Ajo e përshkroi Travis dhe vajzën e saj si “një lloj vetmitarësh”.
Cedric Valentin, 63-vjeç, i cili tha se e njihte Travis, tha se ai e kishte parë atë të gjallë 4 muaj më parë, raportoi gazeta.
The body of Detective Sergeant Miriam E. Travis, 87, was discovered on Sunday in Riverside after concerned family members called the police after not hearing from her for some time. https://t.co/oRewMCA6E2
— FOX 11 Los Angeles (@FOXLA) September 21, 2021