Varianti britanik i koronavirusit ka mbërritur edhe në Kosovë.
Lajmin e bëri të ditur Izet Sadiku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive.
Sipas Sadikut të infektuarit e kaluan sëmundjen pa ndonjë shqetësim të madh, teksa ka konfirmuar se të infektuar janë vetëm tri raste deri më tani.
Ai shtoi se një hulumtim i publikuar ditë më parë tregon se varianti britanik përveç që përhapet më shpejt, ka dhe vdekshmëri më të lartë./bs