Sipas The Washington Post, shumë qytete të mëdha mund të zhyten nën ujë nëse temperatura e Tokës rritet për 3 gradë Celsius, transmeton Kosova Post.
Studimi më i ri i disa qendrave për ndryshime klimatike, nxjerrin në pah skenarë të frikshëm.
Ky studim, në bashkëpunim me studiuesit në universitetin Princeton dhe institutin e Potsdamit për ndikimin e klimës, përdori stimulimet e Google Earth për ta vizualizuar rritjen e nivelit të detit me 1.5 dhe 3 gradë Celcius.
Analiza nuk mori parasysh përpjekjet e ardhshme të infrastrukturës për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimatike. Studiuesit vunë në dukje gjithashtu se ulja e emetimeve mund të ndikojë në mënyrë drastike në ashpërsinë e parashikimeve të tyre, për të cilat mund të nevojiten shekuj për të arritur në një përfundim të saktë.
Kasha Patel, zëvendës-redaktore e motit, tha se kjo është një ndër arsyet pre rritja e nivelit të detit do të jetë në fokus kryesor në samitin e OKB-së për klimën në Glasgow të Skocisë./KosovaPost/