Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka dhënë vlerësimin në lidhje me ndikimin e procesit zgjedhor në gjendjen epidemiologjike në vend, përmes një letre drejtuar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, transmeton Kosova Post.
Sipas burimeve te Telegrafit, në këtë letër drejtuar Presidencës, Task Forca e IKSHPK-së ka thënë se rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor.
“Rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, thuhet në letrën që IKSHPK-ja ia ka dërguar presidentes Osmani.
Letra e plotë: