FIFA ka reaguar ndaj gjestit që kombëtarja e Serbisë bëri para ndeshjes ndaj Brazilit.
Siç dihet, serbët provokuan duke e lënë në zhveshtore një flamur serb, nën të cilin përfshihej tërë harta e Kosovës.
Përkitazi me këtë gjest, thënë së buti, josportiv shtëpia më e madhe e futbollit e gjobiti kombëtaren në fjalë me vetëm 20 mijë frangë.
Pos këtij rasti, FIFA e ka hapur edhe një procedurë tjetër që ka të bëjë me sharjen e trajnerit serb ndaj lojtarëve shqiptarë.