Ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka shpjeguar se homologimi për vetura “prej vitit 2009-të i është dhënë një operatori”, duke shtuar se vetë ligji nëpërmjet të cilit parashihet ky akt, ka nevojë për ndryshim, shkruan Kosova Post.
Iniciativa për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete, u përkrah edhe nga deputetët e opozitës.
“Konstatoj se me 70 vota për, asnjë kundër dhe asnjë kundër” – konstatoi në fund Kryeparlamentari Glauk Konjufca, u miratua plotësim ndryshimi për Ligjin për Automjete./KosovaPost/