Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë” dhe ka ndodhur në Gjakovë, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, e gjitha ka ndodhur shkaku i një mosmarrëveshjeje.
I dyshuari, përveç që e ka goditur me veturë viktimën, e cila po ashtu ndodhej në veturë, ka provuar ta vras duke shkrepur me armë në drejtim të tij.
Këto janë detajet nga raporti:
“Gjakovë 08.10.2021 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe dyshohet se dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejti të tij, por nuk është qëlluar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/KosovaPost/