Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”, pasi që pronari e ka goditur veten me kondakt të saj, shkruan Kosova Post.
“Rr. 2 Nëntori, Prishtinë, 06.06.2021 – 16:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur vetën në kokë me kondak të armës dhe ishte lënduar. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor në QKUK” – thuhet ndër të tjera në raport.
Për më shumë, nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me dy karikator dhe 12 fishekë dhe po ashtu me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPost/