Sipas zyrtarëve të teatrit si dhe zjarrfikësve në Syracuse, New York, këta të fundit janë përballur me një situatë të pazakontë. Ata gjetën një burrë lakuriq brenda mureve të një ndërtese, transmeton Kosova Post.
Besohet se burri ka mbetur i ngecur në një hapësirë të ngushtë mes mureve që siguron akses në rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Në një deklaratë në Facebook, departamenti i zjarrfikësve të Syracuse tha se ishte e paqartë se si burri u gjend në atë situatë.
Drejtori i Landmark Theatre, Mike Intaglietta tha se burri u pa duke u endur nëpër ndërtesë në fillim të javës.
“Nuk e di nëse ai hyri për t’u ngrohur apo për të përdorur tualetin”, shtoi ai.
Zëvendës shefi i departamentit të zjarrfikësve, John Kane, tha se burri ishte fshehur në teatër për dy ditë. Sipas policisë, burri besohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.