Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti e ka kanosur me vrasje një femër.
Sipas policisë nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë, 03.03.2021 – 20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur me vrasje viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.