Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se kërcënimi dhe sulmi kanë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth një parkingu, shkruan Kosova Post.
Rasti në fjalë ka ndodhur në Abi Qarshia në Prizren, ditën e djeshme, rreth orëve të pasditës.
Këto janë detajet nga raporti:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar rreth një parkingu të veturës, e kishte kanosur viktimën dhe sulmuar fizikisht.”
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti, sipas raportit të policisë, po vazhdon në procedurë të rregullt./KosovaPost/