Anija luftarake amerikane USS “Curtis Wilbur” kaloi përsëri përmes Detit Tajvan, një javë pasi Taipei raportoi goditjen më të madhe të avionëve ushtarakë kinezë në zonën ajrore Tajvane deri më tani. Ushtria kineze tha se forcat e saj monitoruan anijen amerikane gjatë kalimit të saj dhe e paralajmëruan atë, transmeton Kosova Post.
Flota e shtatë e Marinës Amerikane njoftoi se anija luftarake e armatosur me raketa të tipit “Arly Burke”, kaloi tranzit përmes Detit të Tajvan të martën, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, dhe se kjo lëvizje tregon angazhimin Amerikan për Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, raporton Reuters.
Kina tha se Shtetet e Bashkuara përbëjnë rrezikun më të mëdha të sigurisë në rajonin e Paqësorit pasi një anije luftarake amerikane lundroi përsëri në Detin Tajvan, shtoi agjencia.
Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez tha se forcat e saj monitoruan anijen amerikane gjatë kalimit të saj dhe se ata e paralajmëruan atë.
“Pala Amerikane po kryen me qëllim mashtrime të vjetra, duke shkaktuar telashe dhe shqetësuese të situatës në Detin Tajvan. Kjo tregon plotësisht se Shtetet e Bashkuara janë burimi më i madh i rrezikut për sigurinë rajonale dhe ne e kundërshtojmë me forcë atë,” tha ushtria kineze në një deklarate.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit konfirmoi se anija po lundronte në drejtim të veriut përmes detit dhe se situata ishte normale.
E njëjta anije kaloi ngushticën një muaj më parë, duke bërë që Kina të akuzojë Shtetet e Bashkuara për kërcënim të paqes dhe stabilitetit.
Misioni i fundit vjen rreth një javë pasi Tajvani raportoi se 28 aeroplanë të forcave ajrore kineze, përfshirë luftëtarë dhe bombardues, kishin hyrë në zonën e identifikuar për mbrojtjen ajrore të Tajvanit.
Incidenti erdhi pasi udhëheqësit e G7 lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kritikuar Kinën mbi një numër çështjesh dhe duke theksuar rëndësinë e paqes dhe stabilitetit përtej Detit Tajvan, shtoi Reuters.
Pekini shprehet se aktivitetet e tij rreth Tajvanit kanë për qëllim mbrojtjen e sovranitetit të Kinës dhe parandalimin e forcave të huaja, ndërsa qeveria Tajvaneze dënon lëvizje të tilla si përpjekje për të frikësuar atë, raportoi Tanjug, transmeton Kosova Post.