19-vjeçarja nga Mitrovica ka ndërruar jetë në QKUK pasi që ishte e infektuar me koronavirus.
19-vjeçarja nga Mitrovica, Nazlije Sherifi, e cila vuante nga një sëmundje e veshkës dhe ishte në pritje të rezultatit për transplantim të saj, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi që ishte infektuar edhe me koronavirus.
Këtë e kanë konfirmuar nga QKUK-ja.
“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së, dhënë për lajmi.net.
Theksojmë se për 19-vjeçaren, Nazlije Sherifin, ishin mbledhur 200 mijë euro nga qytetarë të ndryshëm për shërimin e saj, por edhe ishte Valmir Aliçaj, nga Deçani, i cili në mënyrë vullnetare ishte deklaruar se do ta jepte veshkën e tij për Nazlijen