E konfirmon edhe Pacolli: SHBA-ja po na përkrahë për ushtrinë!

E konfirmon edhe Pacolli: SHBA-ja po na përkrahë për ushtrinë!

Zv/kryeministri i Republikës, Behgjet Pacolli e ka quajtur lajm të gëzuar mbështetjen e SHBA-së për ushtrinë e Kosovës.

“Në momentet vendimtare, ka qenë përkrahja e SHBA-ve ajo e cila ka bërë diferencën. Traditë e përhershme, marrëdhënie e përhershme strategjike.

Thellësisht mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve dhe deklaratën mbështetëse të Ambasadorit Amerikan në lidhje me ushtrinë! #KrenarmeKosovën #KrenarmeSHBa”, ka shkruar ai në Facebook.