Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, ka thënë se Edinson Cavani nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të transferimeve në janar.
“Nuk do ta lë të largohet, do të na duhet patjetër Edi, ai është i mrekullueshëm”, ka thënë Rangnick.
Barcelona dhe shumë klube të tjera kanë shprehur interesim për uruguaianin. Cavani gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha garat për Unitedin, teksa ka shënuar dy gola.