Postera dhe karikatura që krahasojnë Macron-in me Adolf Hitler janë shfaqur në bilborde në qytetet jugore franceze Toulon dhe Seyne-sur-Mer pas vendimit për vaksinim të obliguar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Kosova Post.
Në Francë ka filluar një hetim për disa postera që krahasojnë presidentin Emmanuel Macron me Adolf Hitler-in, shkruan AA.
Postera dhe karikatura që krahasojnë Macron-in me Adolf Hitler janë shfaqur në bilborde në qytetet jugore franceze Toulon dhe Seyne-sur-Mer pas vendimit për vaksinim të obliguar kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Në postera shkruhet “Binduni, vaksinohuni!” dhe “Turp”.
Autori i posterit dhe karikaturës është gjoja aktivistja lokale Michel-Ange Flori.
Të shtunën, më shumë se 100.000 njerëz dolën në rrugët e Francës për të protestuar ndaj masave të marra nga presidenti Macron për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Masat e diskutueshme përfshijnë vaksinat e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë dhe pasaportat shëndetësore për të hyrë në vendet publike.