Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat mesdhetare “Oran 2022”.
Krasniqi ka garuar në kategorinë deri në 42 kg, ndërsa e mposhti me IPPON në finale kroaten, Ana Viktorija Puljiz vetëm për dy minuta.
Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale me IPPON e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta.
Ndërsa në gjysmëfinale e mposhti spanjolle Ana Perez Box.