Një e mitur është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë në motrën e saj, poashtu të mitur në Mitrovicë të Veriut, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Kosova Post.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj viktimës femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh.