Rasti ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën ‘Skënderbeu’, ditën e djeshme, shkruan Kosova Post.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet:
“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 27.06.2021-01:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke e drejtuar veturën, ishte ndaluar nga 7-8 persona të panjohur të cilët kishin qenë me dy vetura, katër prej tyre të armatosur dy me armë të gjata e dy me të shkurta.
Të dyshuarit viktimën e kishin nxjerr nga vetura, njëri prej të dyshuarve e kishte goditë me kondak të armës së gjatë në fytyrë, ndërsa të tjerët ja kishin dëmtuar veturën me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga ai lokacion ku dyshohet se me armë kanë shtënë disa herë në ajër.”
Polica bënë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, por nuk raportohet për ndonjë person ta arrestuar. Policia njofton se rasti është duke u hetuar./KosovaPost/