Një ndalim rutinë i ka kushtuar rëndë një 45-vjeçari, i cili duhej të vuante një dënim 25-vjeçar për vrasje 20 vjet më parë, tha një zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Qarkut të Varshavës, përcjell KosovaPost.
Gjatë kontrollit, zyrtarët lokalë në Bielany i kërkuan 45-vjeçarit një letërnjoftim.
“Ai kërkohej nga gjykata e qarkut për vrasje 20 vjet më parë,” tha kryeinspektorja.
“Ai u dërgua në burg, ku do të kalojë 25 vjet”, tha ajo, duke shtuar se: “arrestimi i të kërkuarit është një konfirmim se fshehja nga forcat e rendit nuk e shfajëson asnjëherë përgjegjësinë për shkeljen e ligjit”.