Një gotë me ujë të nxehtë para se të hani ushqimin përshpejton humbjen e peshës?
Shumë besojnë në këtë teori, megjithëse ekspertët kanë shpjeguar shumë herë se çfarë i bën në të vërtetë uji i nxehtë trupit tonë dhe cilat janë përfitimet e tij, përcjell Kosova Post.
Nga ana tjetër, konsumi i ujit të ftohtë nuk rekomandohet aspak, pasi rrit rrezikun e ftohjeve.
Çfarë është e vërtetë dhe cila është temperatura e ujit më e mirë për ne, shpjegojnë ekspertët.
Është e vërtetë se uji shumë i nxehtë në fakt dëmton muret e traktit tretës.
Ekziston një teori që uji i nxehtë nxit humbjen e peshës, sepse funksionon duke lehtësuar ndjenjën e urisë dhe përshpejton metabolizmin.
Uji shumë i nxehtë në të vërtetë dëmton muret e traktit tretës sepse heq pjesën (mukus) e cili formon një shtresë mbrojtëse të mukozës. Prandaj edhe ky proces i ‘shkatërrimit’ zvogëlon ndjenjën e urisë.
Prandaj konsumimin e ujit të nxehtë dietologët nuk e rekomandojnë.
Nga ana tjetër, uji i ftohtë është i mirë për të shuar etjen, por në asnjë mënyrë nuk rekomandohet.
Më e mira e mundshme për organizmin tonë është të mbajmë temperaturën normale të trupit.
Tretja dhe funksionimi i të gjitha sistemeve të trupit varen nga temperatura themelore e trupit. Nuk rekomandohet të ftohet trupi ‘nga brenda’. Kjo do të ngadalësojë tretjen, do të shkaktojë ndryshime vaskulare dhe do të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të organeve endokrine./Kosova Post/