Presidenti rus Vladimir Putin tha se në takim me liderin amerikan në Samitin e Gjenevës, janë përcaktuar pozicionet kryesore në të cilat të dy vendet mund të afroheshin. Ka gjëra që janë prioritare dhe absolutisht janë me interes për të dy vendet, tha Putini, duke shtuar se Biden është një profesionist që nuk i mungon asgjë, transmeton Kosova Post.
“Ne kemi përcaktuar pikat dhe mënyrat për të cilat mund të flasim për përafrimin e pozicioneve në të ardhmen. Ka gjëra që janë absolutisht në interes të përbashkët si për SHBA-të ashtu edhe për Rusinë. edhe për SHBA-t-të janë një përparësi dhe interes absolut si për ne ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara,” tha Putini vetëm një ditë pas takimit me homologun e tij Amerikan në Gjenevë.
Ai deklaroi se në atë që është interes i përbashkët, përfshihet edhe çështjen ndalimit të garës në armatim.
Presidenti rus tha se imazhi i presidentit amerikan Joseph Biden i krijuar nga media nuk ka asnjë lidhje me realitetin.
“Unë dua të them se imazhi i Presidentit Biden i krijuar nga media, si nga mediat tona jona, ashtu edhe ato amerikane, nuk ka asnjë lidhje me realitetin,” tha Putin.
Siç shtoi ai, Biden është një profesionist, din çka dëshiron të arrijë dhe vepron me kujdes që të mos gabojë
“Atij,(Bidenit)i thjesht nuk i mungon asgjë, jini të sigurt”, tha presidenti rus.
Sipas tij, presidenti amerikan po bën gjithçka me shkathtësi. Ai e vlerësoi atmosferën në negociata si me qëllim të mirë.
“Ai (Biden) është i përqendruar, ai e di se çfarë dëshiron të arrijë dhe e bën atë me shumë shkathtësi, ajo ndihet menjëherë. Por, në të gjitha ato, atmosfera ishte me qëllim të mirë “, tha Putin, shkruan sputnik. Putini, gjithashtu tha se beson në punën e Bidenit, ndërsa theksoi se nuk do të përsëritet situata ekzistuese nga vitet e kaluara në marrëdhëniet ruso-amerikane.
“Shpresoj se nuk do të jetë ashtu siç ishte në vitet e mëparshme dhe Biden të punojë në paqe,” tha ai./Kosova Post/