Bill dhe Melinda Gates njoftuan se do të divorcohen pas 27 vjetëve martesë.
Ky është lajmi i fundit që ka pushtuar mediat e huaja. Çifti është shprehur se nuk ka më çfarë t’i japë njëri-tjetrit, ndaj nuk do të jenë më bashkë.
Të dy u takuan në fund të viteve 1980 kur Melinda u bashkua me kompaninë e Bill, Microsoft.
Çifti ka tre fëmijë. Ata drejtojnë së bashku Fondacionin Bill & Melinda Gates.