Një gjykatë apeli ka shfuqizuar masën e ekzekutimit për të vetmen grua që pret dënimin me vdekje. Lisa Montgomery, mbyti një grua shtatzënë në Misuri e më pas e preu me thikë dhe i rrëmbeu foshnjën, në vitin 2004.
Një gjykatë mbështeti avokatët duke rrëzuar urdhërin e drejtorit të byrosë së burgjeve për organizimin e ekzekutimit të saj.
Të premten ndërkohë, një panel gjykatësish doli në përfundimin se drejtori kishte vepruar sipas ligjit duke lejuar organizimin e ekzekutimit. Ekipi i mbrojtjes tha se do të hartonte një peticion për gjykatësit për të rikonsideruar vendimin e tyre.
Gruaja e fundit që u ekzekutua nga qeveria amerikane ishte Bonnie Heady, që vdiq në një dhomë gazi në misuri në 1953./tch