Në grupin virtual ‘Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë’, është shpërndarë një fotografi ku shihet një veturë e tipit Golf – 2, e mbuluar me mbeturina, shkruan Kosova Post.
Pronari i veturës duket që e ka zgjedhur hapësirën e gabuar për ta parkuar veturën, sepse me këtë akt, e ka bllokuar rrugën për tek kontejnerët e mbeturinave.
Kjo i ka zemëruar banorët dhe ata kanë gjetur një mënyrë për ta ndëshkuar.
Ata kanë hedhur mbeturina mbi veturën e tij, në shenjë revolte./KosovaPost/