Sezoni i lulëzimit të qershisë, ose Sakura, këtë vit ka arritur të lulëzojë më herët sesa pritej, pasi ekspertët e lidhin këtë fenomen me ndryshimin e klimës, shkruan ajlazeera, transmeton Kosova Post.
Agjencia kombëtare e motit ka treguar se pema e qershisë në Japoni po arrinë të lulëzojë në kohë rekord këtë vit, duke lidhur sezonin e hershëm Sakura me klimën e ngrohjes në botë.
Në kryeqytetin antik të Kiotos, lulet e qershisë lulëzuan më 26 Mars, rreth 10 ditë më shpejt se mesatarja dhe më e hershmja që kur qeveria filloi regjistrimin në 1953.
“Studimet tona kanë treguar se fillimi i sezonit të lulëzimit të qershisë është i lidhur ngushtë me temperaturën mesatare në shkurt dhe mars,” tha Shunji Ambe, një zyrtar i Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
“Vëzhgimet tona të jetës së bimëve tregojnë se fenomenet e pranverës (të tilla si lulet e qershisë dhe kumbullës) priren të ndodhin më herët, ndërsa fenomenet e vjeshtës vonohen,” tha ai të mërkurën përmes një emaili.
“Ne besojmë që këto fenomene pasqyrojnë një prirje të ngritjes së temperaturës.”
Mesatarisht, pemët e qershisë në Tokio arrijnë lulëzimin e plotë më 2 Prill, ndërsa këtë vit lulet e qershisë lulëzuan më 22 Mars.
Nga 58 “pemët-vishnje” të përcaktuara zyrtarisht në të gjithë Japoninë, 24 filluan të lulëzojnë më herët se sa data e regjistuar, tha agjencia, gjithashtu 14 prej tyre arritën lulëzimin e plotë në kohë rekord.
Shumica e këtyre pemëve të përcaktuara janë nga varieteti më i njohur dhe i dashur Yoshino, i njohur për lulet e bardha-rozë që çelin për rreth dy javë, pastaj bien në dushe me petale të vogla.
Studiuesit që kanë studiuar poezitë e lashta japoneze dhe të dhënat historike thonë se lulet e qershisë të varieteteve të tjera të egra janë shfaqur gjithashtu më parë gjatë shekujve.
Sezoni Sakura ose lulja e qershisë në Japoni parashikohet me ethe nga vendasit dhe vizitorët, megjithëse këtë vit turistët e huaj janë mbajtur larg nga kufizimet që ka sjellur virusi Covid-19.
Tradicionalisht kjo festohet me hanami, ose ahengje duke shijuar pamjen e lulëzimit të pemës së qershisë që organizohen poshtë këtyre pemëve.
Por këtë vit, mbledhjet janë anuluar për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit./KosovaPost/