E përsërit Lekaj: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

E përsërit Lekaj: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Gjatë ditës së sotme të gjitha rrugët në Kosovë kanë qenë të kalueshme, me pak vështirësi në zonat malore të vendit, si pasojë e reshjeve më të dendura në këto zona.​

Përmes një njoftimi, Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të kenë kujdes, pasi që gjatë natës temperaturat do të shënojnë rënie të theksuar dhe kjo paraqet mundësi për ngrica nëpër rrugët e vendit.

“Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka ngritur në nivel gatishmërie mekanizmat dhe kompanitë e kontraktuara nga ministria, në mënyrë që t’i përgjigjen me kohë dhe në mënyrë adekuate çdo situate që të kemi rrugë të kalueshme dhe të sigurta për qytetarët”, thuhet në komunikatë.