Opozita dhe pozita në Kosovë po vazhdojnë të jenë në “konflikt” njëra me tjetrën.
Opozita dhe pozita në Kosovë po vazhdojnë të jenë në “konflikt” njëra me tjetrën.
Kryeministrin Kurti ende nuk po mund ta pranojnë opozita duke e “sulmuar” në vazhdimësi për çdo veprim që ai po bën.
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, së fundmi u deklarua në lidhje me takimin që kryeministri Albin Kurti pati me presidentin Vuçiq në korrik të këtij viti.
Ajo u shpreh se Kurti i dhuroi Vuçiqit librat për gjenocidin në Kosovë vetëm për të bërë show.
“Gjëja më lehtë që mund të bëjë kryeministri Kurti është shkoj të bëjë shou në Bruksel, mirëpo në diplomaci të gjitha matën me politikë. Ai përmes librave ka dëshiruar të edukoj presidentin Vuçiq e që e njëjta nuk mund të mësohet në Kurti”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera, ajo tha se PDK do ta mbështes Kurtin në këtë proces të dialogut dhe nuk do ta pengojë atë vetëm pse është në opozitë.
“Një gjë duhet theksuar se PDK do ta mbështes Kurtin në dialogun me Serbinë dhe nuk do të bëjë opozitën vetëm për hir të opozitës. Në këtë drejtim ne do të kërkojmë rezultate, koha nuk punon për ne, koha nuk është në favor të Kosovës dhe nuk kemi komoditetin për të pritur vite për të mbyllur këtë proces të dialogut”, theksoi Çitaku ndër të tjera.
Përderisa ish-ambasadorja kërkon rezultate nga Kurti për procesin e dialogut, analistët shprehen se e njëjta duket shumë jokorrekte, pasi që të njëjtit që po kërkojnë rezultat, kanë qenë në këtë proces për vite të tëra.
Ata për “Bota sot”, thonë se përveç bisedimeve nuk kanë parë ndonjë ndryshim tjetër nga ata.