Një person ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra në vendin e tij të punës. Raportohet se viktima ka qenë duke marrë trajtim mjekësor që nga data 13 tetor, ditën se kur ka pësuar lëndime në punë, raporton Kosova Post.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se në pamundësi të përballjes me plagët e marra, viktima ka ndërruar jetë dje.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion ndërsa rasti po vazhdon te hetohet./KosovaPost/